EGMO 2025
Organizata STEM ka pasur një rol të rëndësishëm si bashkorganizatore e Olimpiadës Evropiane të Matematikës për Vajza - EGMO 2025, e cila u zhvillua në Prishtinë, Kosovë, nga 11 deri më 17 prill 2025. Kjo ngjarje prestigjioze ndërkombëtare matematike, e njohur si një nga garat kryesore për vajzat në moshë të shkollës së mesme mblodhi në Kosovë ekipet nga rreth 55 shtete nga e gjithë bota, duke përfshirë jo vetëm vende evropiane, por edhe nga kontinente të tjera.
Si bashkorganizatore, STEM kontribuoi në planifikimin, menaxhimin, koordinimin dhe ofrimin e kushteve të nevojshme logjistike e profesionale për suksesin e eventit. Me një program të pasur që përfshinte koordinim të aktiviteteve profesionale, aktivitete shoqërore, vizita kulturore dhe ceremonitë zyrtare, EGMO 2025 jo vetëm që promovoi matematikën ndër vajzat e talentuara nga e gjithë bota, por edhe kontribuoi në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mes Kosovës dhe vendeve nga e gjithë bota.
Për më shumë detaje mbi programin e ngjarjes, listën e vendeve pjesëmarrëse dhe misionin edukativ të garës, mund të vizitoni faqen zyrtare të EGMO 2025: https://egmo2025.com/.
