Olimpiada Informatike e Kosovës

Instituti i Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) organizon Olimpiadën Informatike të Kosovës - OIK 2026.

Olimpiada Informatike e Kosovës ka për qëllim identifikimin, përzgjedhjen dhe mbështetjen e talenteve më të mira në fushën e informatikës, si dhe përgatitjen e tyre për pjesëmarrje në olimpiada të nivelit rajonal dhe ndërkombëtar. Përmes këtij aktiviteti nacional, nxënësit fitojnë mundësi për zhvillim akademik, trajnim të avancuar në probleme të nivelit të garave ndërkombëtare të informatikës, si dhe përfaqësimin e shtetit të Kosovës në gara ndërkombëtare të informatikës.

Në Olimpiadën Informatike të Kosovës (OIK) 2026 mund të marrin pjesë nxënësit e klasave 9–12 nga shkollat publike dhe private të Republikës së Kosovës, të cilët shfaqin interes dhe aftësi të veçanta në informatikë dhe programim. Olimpiada zhvillohet në përputhje me standardet ndërkombëtare të garave të informatikës për nxënës të arsimit parauniversitar, duke ofruar një platformë serioze dhe konkurruese për zhvillimin e talenteve të reja në këtë fushë.

Afati i fundit për aplikimi: 5 shkurt 2026.

STEM është organizatore e Olimpiadës Informatike të Kosovës, e cila ka për qëllim identifikimin dhe përzgjedhjen e talenteve më të spikatura në fushën e informatikës, si dhe trajnimin sistematik të tyre për pjesëmarrje në gara të nivelit rajonal dhe ndërkombëtar. Përmes kësaj olimpiade, STEM ndërton një bazë të qëndrueshme të nxënësve të talentuar, duke ofruar përgatitje akademike dhe teknike në përputhje me standardet ndërkombëtare të garave të informatikës.

Në vitin 2025, në vazhdën e këtij misioni, STEM e ka përfaqësuar Kosovën në European Girls’ Olympiad in Informatics (EGOI), e cila u mbajt në Bonn, Gjermani. Kjo pjesëmarrje përfaqëson një hap të rëndësishëm në afirmimin ndërkombëtar të talenteve të reja nga Kosova dhe në forcimin e rolit të STEM si institucion kyç në zhvillimin e e fushës së informatikës.

Aplikimi për fazën e parë të Olimpiadës Informatike të Kosovës 2026 është hapur!

Kliko këtu për të aplikuar

Sponzorët

Olimpiada Informatike e Kosovës mbështetet financiarisht dhe institucionalisht nga sponsorët Santefarm SH.P.K. (https://santefarm.com) dhe Dijari SH.P.K. (https://www.dijari.co), të cilët, përmes përkrahjes së tyre, kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e talenteve të reja në fushën e informatikës dhe në promovimin e tekonologjisë dhe inovacionit në Kosovë.